Novak Djokovic, tenisti serb është kthyer në kryeqendrën e lajmeve botërore pasi atij i është mohuar e drejta të luajë në turin e Australisë, sepse është i pavaksinuar.
Çështja ka shkuar në gjykatë me tenistin që do të fitojë të drejtën e tij për të marrë pjesë në turne dhe të fitojë një Grand Slam të dhjetë, ndërsa qeveria e Australisë shprehet se ai nuk mund të qëndrojë në vend.
Një gjykatës federal, Anthony Kelly ka vendosur të hënën të bëjë dëgjesën publike për të vendosur rreth çështjes. Detaje të reja po dalin nga të dyja palët. Avokatët e Djokovicit pretendojnë se hyrja e tij në vend duhet të lejohet sepse tenisti numër 1 në botë, ka rezultuar me covid në 16 dhjetor dhe e ka kaluar atë. Nga krahu tjetër mediat kanë treguar se po në të njëjtën datë tenisti serb ka marrë pjesë në një eveniment publik.
Por formulari i përjashtimit të vaksinimit të vendit thotë se një infeksion i mëparshëm “nuk është një kundër indikacion për imunizimin”, theksuan avokatët e Ministres së Punëve të Brendshme Karen Andrews.
Ata gjithashtu hodhën poshtë një argument të veçantë se Djokovic u trajtua në mënyrë të padrejtë sepse atij iu bë presion që të linte një agjent kufitar të merrte një vendim për vizën e tij pa i dhënë atij kohë shtesë për të pushuar dhe për t’u konsultuar me avokatët e tij.
Në fakt, thanë ata, lojtari kishte një mundësi të gjatë për t’ia shtruar çështjen agjentit kufitar dhe ai kishte kontaktuar më parë me avokatët e tij.
Por edhe nëse gjyqtari do të vendosë në anën e Djokovic, ai duhet të kufizohet tek pjesa e anulimit të vizës, thanë avokatët, dhe do të ishte ende e hapur për kontrollin kufitar për të marrë “një vendim tjetër anulimi”.
Top Channel