Ndonëse e ka thënë shpesh, edhe në bashkëbisedimin me demokratët gjatë ditës së sotme, Rama tha i bindur se nuk kemi opozitë.

Për këtë shton se opozita që sfidon fizikisht, është e destinuar të humbasë. Nuk la pa përmendur se protestuesit e ditës së djeshme që ishin të ndarë, që sipas tij për shumë vite kanë qenë të bashkuar dhe kanë përdorur shpesh të njëjtat mjete për të sulmuar qeverinë.

Edi Rama: Sigurisht që ky vend ka nevojë për opozitë dhe nuk ka opozitë sot. Ky vend ka kohë që nuk ka opozitë. Nuk është opozitë ajo e cila është shfaqur para nesh në të gjithë këto vite. Këtë e kam thënë me kohë e vakt. Një opozitë që të sfidon fizikisht, është e destinuar të humbasë.

Një opozitë që nuk të sfidon mendërisht dhe me kurajon për të parë të ardhmen në një mënyrë më të avancuar, që nuk sfidon me guximin për ta projektuar të ardhmen me reforma më të avancuara se të pozitës, por me molotov, se ata që dje ishin të ndarë, kanë qenë për shumë vite bashkë dhe kur kanë ardhur këtu poshtë kanë përdorur të njëjtat mjete. Ishin të rrethuar dje dhe unë e besoj që realisht kaluan orë shumë të vështirë.

Top Channel