Kryeministri Rama ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me demokratët për të folur rreth situatës në Partinë Demokratike, ku mbështetësit e thirrur nga Sali Berisha nuk hezituan të shqyenin derën e të thyenin xhama për të hyrë brenda selisë blu.

Rama iu përgjigj dhe një demokrati duke i thënë se demokracia nuk mbrohet me dhunë. Teksa Bashën dhe Berishën i cilësoi si pengmarrësit më të mëdhenj të skenës demokratike të Shqipërisë, kryeministri zgjodhi të ndalej në komentet për ta.

Edi Rama: Demokracia nuk mbrohet me njerëz me njerëz me shkopinj që shfaqen me penxheret për tu dhënë hu atyre që hipin nga shkallët. Unë nuk mbroj kaq shumë për Lulin tim. Nuk kam asnjë respekt as për Lulin tim, as për Saliun tënd. Janë dy pengmarrësit të skenës demokratike të Shqipërisë. Dy, dy, nejse…

Top Channel