Australia i anuloi vizën tenistit të famshëm, grekët kundër vaksinimit në protestë: Fitorja do të vijë nga Selaniku!

09/01/2022 18:32

Dhjetëra protestues kundër vaksinimit kane marshuar ne qendër te Selanikut duke hedhur parulla ne favor te tenistit serb Novak Djokoviç te cilit i është ndaluar hyrja në Australi dhe ndodhet në një qendër ndalimi atje, ndërsa pret të hënën vendimin per te marre pjese ose jo ne Grand Slam -in e Australian Open, që nis më 17 janar.

Me pas ata duke bërtitur “Greqia, Serbia, Ortodoksia” i janë drejtuar konsullatës serbe ne ketë qytet.

Protesta ka nisur nga “Kulla e Bardhë” ku janë mbajtur edhe fjalime kundër vaksinimeve, ndërsa ne miting kane marre pjese edhe shume punonjës te shëndetësisë, qe per arsye se nuk janë vaksinuar, janë ende te pezulluar nga puna dhe pa pagese.

Ndër parullat e tjera te hedhura nga protestuesit ishin edhe: “Të gjithë jemi me Djokoviç” dhe “Fitorja do të vijë nga Selaniku”, duke brohoritur në mënyrë ritmike edhe emrin e numrit 1 të tenisit botëror.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA