Shënohet incidenti i parë, protestuesit ofendojnë dhe nxjerrin jashtë oborrit të PD-së, Roland Bejkon

08/01/2022 10:54

Është shënuar incidenti i parë para selisë së Partisë Demokratike mes Roland Bejkos dhe disa simpatizantëve të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Nga pamjet e Top Channel shihet që protestuesit kanë ofenduar dhe ndaluar të hyjnë në seli sekretarin e PD-së, Bejko.

Mësohet se protestuesit kanë tentuar ta godasin, ndërsa e kanë përzënë nga oborri i selisë së PD-së.

Bejko në deklaratën e tij jashtë selisë theksoi se, “ishte kërcënuar nga mbështetësit e Berishës, por se nuk kishte frikë nga asnjë”.

Kjo që ndodh tani më ka ndodhur në shkurt të ’91-it. Ishim duke organizuar grevën e studentëve kundër Enver Hoxhës. Kam qenë organizator. Kur po bënim atë grevë, erdhën mbështes të Hoxhës dhe na kanë shkelur me këmbë”, paralelizoi deputeti i PD-së.

Sipas tij, e gjithë kjo situatë është një produkt i Sali Berishës.

Nga vëzhgimi në terren, fillimisht ka mbërritur kreu i PD-së Lulzim Basha në godinë, më pas sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi dhe dy nënkryetarët, Enkelejd Alibeaj dhe Grida Duma.

Pamjet e Top Channel treguan se gjithë oborri është mbushur me një numër të lartë të makinave të parkuara të zyrtarëve dhe punonjësve të PD-së. Diçka e tillë, siç sqaroi dhe gazetari nuk është praktikë e zakonshme e ditëve normale.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA