Mbretëria e Bashkuar është e shqetësuar nga përdorimi i forcës nga protestuesit në selinë e PD-së, është ky qëndrimi i ambasadës amerikane në Shqipëri, për protestën e demokratëve.

Ambasada bën thirrje të shmanget dhuna. “Çdo mosmarrëveshje duhet të zgjidhet përmes dialogut, proceseve politike dhe ligjore, në interes të popullit shqiptar, jo interesave të ngushta individuale”, thuhet më tej.

Më herët, për protestën e mbështetësve të Sali Berishës që degradoi në dhunë e përplasje reagoi dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim.

Me një status në Twitter, Kim u bën thirrje organizatorëve të protestës të qëndrojnë larg dhunës dhe të vendosin qetësi.

Ajo thotë se ata: të cilët iniciojnë dhunë apo nëpërkëmbin ligjin do të vihen para përgjegjësisë”.

“Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara me tensionet në rritje në selinë e Partinë Demokratike teksa protestuesit janë duke përdorur forcë. Ne u bëjmë thirrje organizatorëve të protestës të qëndrojnë larg dhunës dhe të vendosin qetësi. Ata të cilët iniciojnë dhunë apo nëpërkëmbin ligjin do të vihen para përgjegjësisë”.

FOTO GALERI
1/20

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA