Pasi ka përfunduar, pas tre orësh protesta e dhunshme e thirrur nga Sali Berisha, kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim të shkurtër në Instagram me një shprehje të
John Wayne.
“Jeta është e vështirë, por budallenjtë e vështirësojnë atë edhe më shumë”, është shprehja që ka zgjedhur kryeministri për të komentuar situatën e sotme.
Dita e sotme ishte një ditët më të zeza për PD, pasi mbështetësit e Berishës thyen xhama dhe dritare për të marrë selinë.
Protesta u shoqërua me tensione të forta, deri me përdorimin e gazit lotsjellës. Duke parë përshkallëzimin e dhunës, PD kërkoi ndërhyrjen e policisë e cila sprasi menjëherë protestuesit.
Pas kësaj protestuesit, iu drejtuan kryeministrisë, për tu rikthyer sërish në seli, ku policia iu ndërpreu sërish rrugën dhe pas disa minutash Berisha njoftoi mbylljen e protestës por theksoi një tjetër protestë do të njoftohet ditët në vijim.
Top Channel