“Përgjegjësi do mbajnë ata që hedhin gaz”, Berisha këmbëngul: Protesta jonë paqësore, demokratët po hapin dyert e shtëpisë së tyre
08/01/2022 12:18
Ish-kryeministri Sali Berisha i vendosur mes protestuesve tha se protesta është paqësore, ndërsa justifikoi demokratët me idenë se ata po hapin dyert e shtëpisë së tyre.
Berisha tha se përgjegjësi për ngjarjet do mbajnë ata që hedhin gaz ndaj demonstruesve.
“Po hapin dyert e shtëpisë së tyre. A nuk është paqësore? Është vetëm paqësore. Po hapin dyert e shtëpisë së tyre. Do mbajnë përgjegjësi ata që i krijojnë hedhin gaz ndaj demonstruesve.”, tha ai.
Top Channel