Në Kazakistanin e përfshirë nga revoltat popullore, ishin transferuar prej disa muajsh 88.000 kompani kriptovalutash.

Aktivitetet në Bitcoin, thotë Corriere della Sera, mund të kenë në fakt një impakt të lartë energjetik e mbase, mund të jetë dhe ato një arsye për rritjen e çmimit të hidrokarbureve në vend.

Probleme të ngjashme, vazhdon e përditshmja e njohur italiane janë shënuar dhe në disa vende të tjera si Kosova dhe Irani, të cilat i ndaluar transaksionet në bitcoin pas problemeve me energjinë elektrike. Ndërkohë, ngërçe në rrjetin elektrik janë regjistruar po për shkak të kriptovalutave edhe në disa rajone të Kinës. Shumica e 88.000 kompanive të kësaj natyre të zhvendosura në Kazakistan gjatë 2021-shit, vijnë nga Kina.

Sipas Financial Times, ato janë joshur pikërisht nga kostoja e ulët vendase e energjisë, por kjo zhvendosje masive llogaritet të ketë shkaktuar një rritje të kërkesës për energji me 8% brenda një viti, duke sjellë një krizë të rrjetit të shpërndarjes e duke provokuar edhe ndërprerje të vazhdueshme.

Kosova u përball së fundi me krizë energjetike pas rritjes së çmimit të importit të energjisë. Qeveria e Albin Kurtit njoftoi se institucionet kompetente do të angazhohen që të ndalojnë prodhimin e kriptovalutave, pasi dyshohet se pajisjet me të cilat prodhohen ato, shkaktojnë konsum të lartë të energjisë elektrike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA