Ky është momenti kur deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma largohet nga godina e selisë pas problemeve të shkaktuara nga gazi lotsjellës i hedhur nga forcat e policisë për shpërndarjen e protestuesve.

Nga pamjet shihet se zonja Duma shoqërohet nga disa truproje drejt automjetit të saj për t’u larguar nga selia e PD-së. Mësohet se ajo ka shfaqur probleme me frymëmarrjen për shkak të sasisë së tepërt të gazit lotsjellës që është hedhur si nga brenda dhe jashtë godinës së selisë blu.

Më herët, përmes një video-mesazhi, me lot në sy, deputetja demokrate reagoi ashpër kundër dhunës së ushtruar nga mbështetësit e Sali Berishës.

Në mesazhin e saj, nga ballkoni i selisë blu, ajo theksoi se dhuna nuk duhej të kishte ndodhur dhe se personat që ndodhen brenda selisë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas asaj, është e papranueshme të “luftojmë kundër njëri-tjetrit”.

Erdhëm këtu se asnjë nuk mund ta lërë kauzën te dhuna. Nuk besoj te dhuna, nuk besoj te saldimi i portave”, deklaroi Duma.

Ajo ka theksuar se nuk mund të ngelemi peng i lidershipit të vjetër.

Duma u ka bërë thirrje protestuesve të distancohen nga veprimet e Sali Berishës.

Shqipëria nuk duhet të kthehet në këtë situatë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA