Britania e Madhe përballet me mungesa të stafit spitalor

08/01/2022 02:44

Në të gjithë verilindjen e Anglisë dhe Yorkshire ka patur një mungesë të stafit shëndetësor për shkak të Covid-19, e cila është dyfishuar brenda një jave, sipas të dhënave të fundit.

8,788 punonjës të Shërbimit Shëndetësor Kombëtar (NHS) në shërbimet shëndetësore dytësore të spitaleve në rajon ishin të sëmurë me koronavirus ose duhej të izoloheshin më 2 janar, 110 përqind më shumë nga 4,179 të raportuar më 26 dhjetor.

Shifrat e reja të Shërbimit Shëndetësor Kombëtar në Angli, kanë treguar gjithashtu se mungesa e stafit të spitalit Covid në veriperëndim u rrit me 85 për qind nga 3,966 në 7,338, ndërsa në Midlands u rrit 65 për qind në 7,931, nga 4,812.

Mungesa e stafit të spitalit Covid u rrit me 58 për qind nga javë në javë në jugperëndim, 42 për qind në juglindje dhe 40 për qind në Anglinë Lindore. Por, rritja më e ulët ishte në Londër, ku varianti Omicron fillimisht filloi të rritet, ndërsa mungesa e stafit për shkak të Covid-19 u rrit 4 për qind nga 4,580 në 26 dhjetor në 4,765 më 2 janar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA