Basha: Falë bashkëpunimit me Ramën, ish-kryeministri Berisha çau partinë në dysh

08/01/2022 18:40

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha këtë të shtunë ka aluduar se protesta e zhvilluar nga ish-kryeministri Sali Berisha, ka ardhur falë një bashkëpunimi mes këtij të fundit dhe kryeministrit Edi Rama.

Në një konferencë për shtyp pas trazirave të kësaj të shtune, Basha i ka cilësuar Berishën dhe Ramën si vëllezërit siamezë.

Sipas kreut të PD-së, ish-kryeministri dhe kreu i qeverisë kanë bashkëpunuar në mënyrë që Rama të qëndrojë në pushtet, duke çarë partinë në dysh.

Berisha: Nuk  përfaqëson më më të keqen e kësaj partie, por atë që e ka lënë pas. Sot e tutje, përveç vendimeve të Kuvendit Kombëtar, PD tregoi se është ndarë nga e shkuara. Sot është shpalosur fare qartë dhe fakti se Berisha dhe Rama janë dy vëllezër siamezë. Njëri manipulon zgjedhjet dhe dhunon demokratët. NJë tjetër nxit dhunën e përplasjes për demokratët ndërsa kërkon që ta përdorë selinë si bunker për tu fshehur nga SHBA. Kërkon ti bëjë shërbimin më të mirë Edi Ramës. Nuk e ka fshehur as sot gëzimin e tij. Padyshim që punonjësit e policisë, meritojnë përgëzim, por drejtuesit e tyre treguan se janë vegël. Ata pritën 1 orë e gjysmë pas lëshimit të kancelarive evropiane. Gjithçka po ndodhte në sy të gjithë Shqipërisë, por jo në sytë e policisë së shtetit. Me përmbysjen e këtyre tre skenarëve, zaptimin e shtëpisë së lirisë, gjakderdhjes dhe zbulimit haptas të lidhjes së vëllezërve siamezë, Rama Berisha, ka një arsye pse ta mbajmë kokën lartë. Kemi qëndruar në ditë të vështirë ku Berisha Rama apo faktorë të tjerë non-grata, ne ditëm të qëndrojmë me një kulturë politike por dhe me një guxim patriotik. Jemi e vetmja forcë që mbart vlerat me të cilat shqiptarët mund të ecin përpara. Sot është një ditë ku nga njëra anë, një pakicë absolute, e Edi Ramës e bashkuar me pakicën e Berishës, ndodhet përballë një shumice të shqiptarëve. Duan ti japin fund tranzicionit dhe padronëve të tranzicionit.  Për të qëndruar të bashkuar si demokratë, përballë aleancës mes Ramës dhe Sali Berishës. Më jep imunitet ta çaj partinë në gjysmë. Çaje partinë në gjysmë që të qëndroj në pushtet. Kjo është e vërteta. Sot flet përmes akteve vandale të dhunës dhe të sjelljes tipike të Ramës, hedh gurin dhe fsheh dorën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA