24/11 22:56
Kancelari austriak, Karl Nehammer ka rezultuar pozitivë me koronavirus, pavarësisht se i kishte kryer të treja dozat e vaksinës kundër Covid-19. Aktualisht, ai është i izoluar në shtëpi.
“Infeksioni u transmetua nëpërmjet një anëtari të ekipit tim të sigurisë”, shkroi Nehammer në Twitter, duke shtuar se ndihej mirë. Nuk ka asnjë arsye për t’u shqetësuar”.
Kancelari 49-vjeçar ishte vaksinuar me të treja dozat dhe deri më tani nuk i është shfaqur asnjë simptomë. Ai po i drejton punët e vendit me anë të telefonit dhe videokonferencave dhe nuk do të marrë pjesë në angazhime publike gjatë ditëve në vijim.
Gruaja dhe fëmijët e Nehammer kanë rezultuar negativë.
Top Channel