Aksident në tunelin e Kalimashit/ Një grua humbi jetën dhe katër persona të tjerë u plagosën

08/01/2022 01:21

Rreth orës 21 të mbrëmjes së të premtes u shënua një aksident brenda tunelit të Kalimashit, ku një person humbi jetën dhe 4 të tjerë u plagosën.

Top Channel siguroi dhe videon e aksidentit brenda tunelit. Mjeti me drejtues Gjino Malcin, nga shkopeti, ka goditur nga mbrapa makinën ku udhëtonin tre persona nga Kosova, Bexhet Zeneli, me vëllain Burimin dhe kunatën Mihrije Zenelin.

Në mjetin nga shkopeti ndodhej Edjona Sala pasagjere e cila humbi jetën, dhe u dëmtua drejtuesi mjetit Gjino Malçi dhe pasagjerët Mariglen Gjoka e Sandra Bega.

Gjino Malci dhe Sandra Bega u dërguan në spitalin e traumës në Tiranë ndërsa të plagosurit e tjerë në spitalin e Kukësit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA