Spiropali të martën në Athinë, ministrja për mediat greke: Bisedime 360 gradë për çështjet në tryezë mes Shqipërisë dhe Greqisë
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në takimin e jashtëzakonshëm online të Këshillit të Atlantikut të Veriut, në format të Ministrave të Punëve të Jashtme.
Në fokus të takimit ishte diskutimi rreth pozicionimit të forcave ushtarake të Rusisë në dhe rreth Ukrainës dhe çështje më të gjera të sigurisë evropiane.
Në ndërhyrjen e saj, Ministrja Xhaçka nënvizoi rëndësinë strategjike të unitetit dhe kohezionit të vendeve të NATO-s përballë sfidave aktuale për sigurinë evropiane.
“Shqipëria mbështet dialogun me Rusinë duke qëndruar të patundur në parimet dhe angazhimet e saj”, tha Ministrja Xhaçka.
Gjithashtu, kryediplomatja shqiptare mirëpriti takimin e Gjenevës mes SHBA-ve dhe Rusisë, si dhe takimin mes NATO-s dhe Rusisë në suazën e Këshillit NATO-Rusi.
Top Channel