‘Twitter’ bllokon llogarinë personale të kongresmenes republikane Taylor Greene ‘për dezinformacion’ mbi vaksinat (fotot)

07/01/2022 21:46

Republikania nga Georgia kishte marrë disa paralajmërime për postimet e saj që sipas rrjetit përmbajnë dezinformacion për Covid, por përmendja e “numrit të lartë të vdekjeve nga vaksinat” kishte bindur rrjetin për vendimin fatal.

Llogaria personale në rrjetin Twitter e kongresmenes republikane nga Georgia u mbyll sipas sistemit të katër paralajmërimeve “strike”  që Twitter ka nxjerrë prej marsit. Sistemi i përdorur udhëzon inteligjencën artificiale të identifikojë postime mbi koronavirusit që mund të shkaktojnë dëm.

Paalajmërimi i dytë ose i tretë të sjellin bllokim të llogarisë për 12-orë, katër sinjale paralajmërimi të sjellim një javë pezullim, ndërsa me pesë ose më shumë llogaria jote mbyllet pa afat.

Twitter kishte pezulluar më parë Greene nga 12 orë deri në një javë. Kësaj vere ajo kishte marrë “sinjalin e katërt”, kur komentoi se “vaksinat po dështojnë”.

Ndërsa llogaria zyrtare e kongresmenes mbetet aktive në këtë adresë.

Ajo ka shprehur shpesh mbështetje për grupet pro-Trump QAnon, teorinë e vjedhjes së zgjedhjeve 2020 nga demokratët, si dhe thirrjet për dhunë ndaj krye-demorkates amerikane  Nancy Pelosi.

Në korrik Twitter pezulloi Greene për një javë kur presidenti Joe Biden nxiti kompanitë teknologjitë të merrnin masa kundër “pretendimeve të rreme mbi vaksinat”.

Në një  deklaratë  në rrjetin Telegram të dielën, kongresmenia e qunte Twitter “armiku Amerikës” i cili “nuk përballon dot të vërtetën”.

Greene tha se llogaria e saj u bllokua kur publikoi statistikat për efektet e rënda anësore të vaksinave nga faqja shtetërore amerikane e të dhënave ‘Vaccine Adverse Event Reporting System’.

Mes postimeve finale të Greene ishte ai që i referohej, sipas Twitter në mënyrë të rreme “numrit të lartë të vdekjeve nga vaksina Covid”, që vinte nga llogaria e saj në rrjetin Telegram, shkruan The Guardian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA