Sali Berisha u rikthye në selinë e Partisë Demokratike, një ditë para protestës së 8 janarit, për të garantuar se e nesërmja do të jetë një organizim paqësor i demokratëve, por sigurisht me qëllimin e vetëm për të nxjerrë Bashën nga selia.
Ish-kryeministri Sali Berisha garantoi se asnjë punonjës i godinës nuk do të preket, pasi demokratët tha ai, e kanë problemin vetëm me Lulzim Bashën.
Berisha tha ndër të tjera se problem është edhe hapja e dyerve të selisë.
“Prej disa ditësh shqiptarët po ndjekin zhvillime të denja për romanet e Kafkës, apo Garsia MArkez, skenat e një njeriu i cili kalon nga skandali në skandal, nga aktet e turpshëm, në të tjera po kaq të turpshme. Një njeriu që dëshmon se nuk i ka mbetur qoftë një grimcë e vogël e integritet moral dhe qytetar . E imagjinonte dot njeri që një ish lider i ri do të mbyllte karrierën në vend të nënshtrimit të verdiktit të 44 mijë anëtarëve të partisë së tij
E ka mbush selinë me kriminel, që rëndojnë mbi shpatulla vrasje njerëzish, trafik, akte seriale deri te ekstremizma të dënueshme.
Unë në këtë rast dua tu sqaroj, çdo qytetar, se qëllimi ynë nuk të bëjë më një zyrë apo karrige, apo dhomë, por me zbatimin e parimit themelor mbi të cilën ndërtohen shoqëritë dhe organizatat e lira, vendet e lira, ka të bëjë me parimin që shumica vendos, në qëndrimin e deputetit Basha , del e qartë se ai si pakicë kërkon të dhunojë shumicën, ti marrë ndërtesën e saj shumicës duke i trajtuar sikur e ka pronë personale.
Pra kemi të bëjmë me një parim themelor të demokracisë, dhe de facto me një përpjekje kriminale për të zhdukur pluralizmin politik që të mbrojnë individ që s’kanë moral politik e njerëzor. Ftoj sot të gjithë anëtarët e PD, 44 mijë të tillë, të gjithë të bashkohen për të marrë në dorëzim shtëpinë e tyre e ta kthejnë në shtëpi lirie në një protestë paqësore, një ngjarje madhore e revolucionit tonë madhor, garantoj punonjësit e kësaj ndërtese se protestuesit nuk kanë asnjë hatërmbetje ndaj tyre, të qëndrojnë të qetë, problemi i vetëm është hapja e dyerve, dhe natyrisht çlirimi nga pengu Basha. Nesër i ftoj të gjithë deputetet e PD të jenë këtu me anëtarët e tyre”, tha Berisha.
Top Channel