Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi tha se dita e nesërme do të jetë një ditë normale pune në seli dhe se i kanë marrë të gjitha masat në rast se do të ketë situata përplasjesh, por mohoi zërat për blindimin e ndërtesës.
Bardhi tha qartë se, Sali Berisha ka gati skenare dhune, madje tha se ai ka bërë thirrje për gjakderdhje, por kjo gjë nuk do të lejohet.
Ai tha se PD nuk e ka kërkuar dhe as do ta kërkojë ndihmën e forcave të policisë.
Bardhi: Është fakt që po bëhen punime, këtë se ka mohuar askush, po bëhen punime nga më të ndryshmet . Po marrim çddo masë për të shmangur cdo mundësi përplasje mes demokrateve, Berisha bën thirrje për gjakderdhje në seli , ne nuk mund të lejojmë këtë show dhe ti bëjmë dhuratë regjimit të Ramës, duke përplas demokratë me demokratët.
Nuk ka asnjë derë të blinduar, çdo zyrë ka të njëjtat dyer dhe dritare si gjithmonë, e vetmja derë më hekur është ajo ku është paneli elektrik. Në këtë moment po punohet ndaj nuk mund të futeni. Unë nuk e di që ju të keni interes se me ca ngjyre po i lyejmë ne muret. Berisha ishte këtu dhe nuk e pyetët, pse nuk bën transparencë.
Berisha iu tha se do i bënte publike gjërat për 11 dhjetorin, se ka bërë, unë po iu flas me emra për kriminelë që e shoqërojnë atë në seli, pyeteni atë dhe familjarët cfarë i lidh me këto trafikantë droge.
Nesër në seli do të jetë një ditë normale pune, duke filluar nga kryetari, është një ditë normale pune për PD dhe një ditë anormale nga shoqata non grata. Nuk kemi kërkuar dhe nuk do të kërkojmë ndihmën e policisë, asnjë demokrat nuk do i përgjigjet thirrjes për dhunë të Berishës, është absurd dhe nuk ka ndodhur kurrë, ku një non grata fton njerëzi të dhunojnë selinë e partisë së tij, vetëm sepse ajo nuk bëhet bunker për të.
Top Channel