Fiskalizimi, sistemi shfaq probleme/ Biznesi ankohet se aplikacioni ‘salfcare’ punon ngadalë për lëshimin e faturave

07/01/2022 12:09

Akoma nuk jemi mësuar se ka shumë vështirësi. Programi është shumë i ngarkuar, ka shumë veprime për të kryer dhe shpesh herë kërkojmë ndihmën e vajzës apo djalit për të kryer veprimet në kompjuter.

Vështirësia në përdorimin e platformës nuk është problemi i vetëm që po hasin bizneset. Ekspertët kontabël shpjegojnë se aplikacioni i Tatimeve Salf Care që përdorin subjektet për fiskalizmin një nga reformat më problematike sipas tyre funksionon me ritme të ngadalta duke krijuar probleme në lëshimin e faturave elektronike.

“Ka probleme që kanë të bëjnë me shpejtësinë e ekzekutimit të komandave të të dhënave, ka të bëjë me pasaktësi apo mungesë reflektimi të disa transaksioneve që kanë të bëjnë eksportet e importet. Një platformë që nuk i përgjigjet siç duhet profesionistëve të fushës. Ka probleme që lidhen me vetëfurnizimin. Probleme që kanë të bëjnë me faturimin, edhe me procesin e likuidimit të faturave të lëshuara”, tha Sherif Bundo, Shoqata e Kontabilistëve.

“Procesi ka çaluar në ka pasur vonesa edhe në marrjen e certifikatës AKSHI-t, vonesa në kthimin e përgjigjeve pasi subjektet nuk merrnin dot kodet”, u shpreh Avni Tobli, ekspert kontabël.

Nisur nga problematikat dhe nga numri i ulët i bizneseve të fiskalizuara, qeveria vendosi të shtyjë deri më 30 qershor afatin për mos vendosjen e penaliteteve për bizneset e vogla, masë e cila sipas ekspertëve do të ndihmonte nëse do të përfshinte të gjithë kategoritë e subjekteve.

“Më mirë të ishte bërë një falje për të gjithë, caktohej një afat dhe tani e tutje thuhej s’ka më falje”, tha Sherif Bundo, Shoqata e Kontabilistëve.

“Masa duhet të përfshinte dhe subjektet e mëdha. Duhet të shtrihej edhe në subjekte të tjera që t’u lihej kohë”, tha Avni Tobli, ekspert kontabël.

Nga 1 janari e deri më 22 dhjetor të vitit të kaluar ishin fiskalizuar plotësisht gati gjysma e bizneseve rreth 60 700 biznese, nga 120 mijë që përfshin procesi në total.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA