Fiks Fare/ Banka i jep të drejtë qytetares pas ankesës në Fiks Fare. Përmbaruesi vazhdon ekzekutimin

07/01/2022 20:35

Qytetarja Katerina Shallo para 6 muajsh ka denoncuar në emisionin fiks fare një bankë të nivelit të dytë.

Kontrata që kjo zonjë kishte lidhur me bankën për shlyerjen e një kredie në 3 kopje te saj mbante afatin kohor e 10 viteve. Ndërkohë vetëm një kopje që qëndronte në bankë kishte afatin kohor e shlyerjes prej 20 vitesh të së njëjtës kredi të marrë nga kjo zonjë. Ndaj sipas bankës Katerina Shallo duhet ti shlyejë bankës edhe 23 milionë lekë të vjetra.

Ky problem rikthehet serish në emisionin fiks fare. Znj Shallo u tregon gazetarëve se menjëherë pasi emisioni Fiks Fare ka transmetuar këtë problem Banka ka reaguar.

Banka sipas saj i ofroi një marrëveshje për të paguar 8 milionë lekë të vjetra sipas kontratës 10 vjeçare. Për këtë zonjë edhe kjo marrëveshje është e padrejtë dhe nuk e ka pranuar. Ndërkohë kjo çështje ka shkuar në gjykatë.

Por pavarësisht kësaj përmbarimi ka nxjerrë në ankand shtëpinë e zonjë Katerina Shallo duke kërkuar sërish që të paguhet vlera e 23 milionë lekëve të vjetra. Shpresa e vetme për këtë qytetare është emisioni Fiks Fare.

Në një telefonatë me gazetarët e Fiksit përmbaruesi, Kastriot Kumaraku ,thotë se nuk më ka ardhur një shkresë e tillë nga banka, ndaj unë po veproj mbi urdhrin e parë të ekzekutimit.

Z.Kumaraku thotë se nëse bie dakord banka me qytetaren çdo gjë zhbllokohet

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA