Anëtarë të Komisionit të Rithemelimit kanë shkuar sërish në selinë blu për të mbajtur një takim, por i kanë gjetur dyert e mbyllura, ashtu si një ditë më parë.
Ata kanë folur para mediave duke theksuar se Rithemelimi është i nevojshëm, ndaj paralajmërojnë se në protestën e ditës së nesërme do ti rikthejnë demokratëve selinë e tyre.
Ish sekretari i përgjithshëm i FRPD u shpreh se në emrat që lexoi Gazment Bardhi për delegatët e pranishëm në Kuvendin Kombëtar të 18 dhjetorit ndërsa shtoi se mbi 200 i ka lexuar më shumë se 2 herë.
Ervin Minarolli: Kanë tentuar dhe dje dhe pardje deputetë dhe anëtarë të FRPD, anëtarë të komisionit të rithemelimit, bashkë me mua sot janë anëtarë të kuvendit kombëtarë të PD, selia është e mbyllur. Besoj se është rast unikal që një parti mbyll dyert për mbështetësit e vet. Flitet për të ardhmen, por kjo është e ardhmja që ofron PD sot. Është një parti pa vizion, pa frymëzim, prandaj është i nevojshëm Rithemelimi.
Grigels Mucellari: Do të doja të bëja një transparencë për emrat që ka lexuar Bardhi, i cili ka mashtruar opinionin publik dhe ata demokratë që akoma mund ta mbështesin atë apo deputetin Basha. Bardhi ka lexuar rreth 4237 emra të cilët pretendon se kanë qenë të pranishëm në datën 18 tek antikuvendi që ka organizuar ai. Delegatë janë 1534 ku mbi gjysma nuk kanë qenë aty. Mbi 200 anëtarë i ka lexuar 2-3-4 herë për arritur numrin.
Mimoza Hajdarmataj: Nesër që është ditë pushimi, demokratët do të vijnë nga e gjithë Shqipëria dhe do ia kthejnë selisë vetes së vet, shtëpi në e tyre.
Kujtojmë se prej 2 ditësh përkrahës të ish-kryeministrit Sali Berisha përpiqen të futen brenda selisë blu e cila ka kyçur dyert, por u hapën dje për takimin e Bashës me zv.ambasadorin amerikan.
Sipas deklaratave zyrtare u sqarua se brenda godinës po zhvillohen punime dhe rikonstruksione, por sipas Komisionit të Rithemelimit të PD-së, Basha ka ndërmarrë bunkerizimin e partisë duke blinduar dyert. Ndërkohë dje në rrjet qarkulloi dhe një foto ku dukej se si brenda PD ishte vendosur derë e blinduar.
Ndërsa grupi i Berishës ngeli dje në ambientet e jashtme të selisë blu, Basha pinte kafe me gazetarët.
As grupi i FRPD nuk u lejua brenda duke bërë që të rinjtë demokratë të paralajmëronin kryedemokratin Basha se ky veprim i tij uzurpues nuk do ndalojë revoltën e tyre të shtunën.
Top Channel