Këtë të premte janari nuk është shënuar asnjë humbje jete nga COVID, ndërsa të infektuarit rriten dita ditës pas festave të fundvitit.

Nga 8,105 testime kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1,781 qytetarë. 919 janë në Tiranë, 93 në Durrës, 68 në Shkodër, 60 në Fier, 59 në Vlorë,  55 në Gjirokastër, 41 në Lushnje, 34 në Berat, 32 në Sarandë,  29 në Lezhë, 25 në Mat, 26 në Kamëz, 70 në Elbasan, 17 në Mallakastër, Korçë, Pogradec, 14 në Skrapar, 13 në Krujë, Kavajë, Patos, Divjakë, 11 në Peqin, 10 në Vorë, Gramsh, Librazhd, 9 në Tepelenë, 8 në Përmet, Kolonjë, Dimal, 7 në Kurbin, 6 në Tropojë,  Kuçovë, 5 në Malësi e Madhe, Himarë, Memaliaj, 4 në Pukë, Shijak, Delvinë, Konispol, 3 në Fushë Arrëz, Devoll, Belsh, 2 në Vau i Dejës, Kukës, Has, Mirditë, Klos, Rroskovec, Selenicë, Dropull, Këlcyrë, 1 në Dibër, Cërrik.

Janë 10,789 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 111 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 278 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 202,664 që nga fillimi i epidemisë.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.
Ministria e Shëndetësisë apelon të gjithë +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Ministria këshillon që të shmangen grumbullimet dhe të ajrosen ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e Covid-19.

Statistika (07 Janar 2022)

Raste të reja ditore         1,781
Të shëruar në 24 orë       278
Të shtruar në spitale       111
Humbje jete në 24 orë    0
Testime ditore                 8,105

Testime totale              1,516,613
Raste pozitive                 216,686
Raste të shëruara           202,664
Raste Aktive                      10,789
Humbje jete                         3,233

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           5,155
Fier                 1009
Durrës             914
Elbasan           757
Shkodër          690
Vlorë                688
Berat               380
Gjirokastër     392
Lezhë              308
Korçë               261
Dibër                145
Kukës               90

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA