Foto/ Tragjike në Greqi, si humbën jetën tre të rinjtë shqiptarë, nga aksidenti edhe dy të tjerë të plagosur në gjendje kritike Zëvendës ambasadori amerikan Demian Smith ishte në selinë blu për një takim me kreun e PD Lulzim Basha, takimi nisi rreth orës 13 dhe për të zgjatur një orë. Asnjë nga palët nuk zgjodhi të ndante detaje me mediat.
Vizita e tij vjen pasi disa deputetë nga grupi i Rithemelimit të PD dhe të rinjtë e FRPD tentuan të hyjnë në seli, por dera ishte e mbyllur.
Në fjalën e tij para mediave, Aldo Bumçi tha se kishin caktuar një mbledhje pune me Gent Strazimirin dhe Ivi Kason ndaj zgjodhën ta bënin në PD.
Mbylljen e derës e cilësoi si kriminale dhe projekt për të zhdukur opozitën, por me bindje u shpreh se protesta e thirrur nga Berisha për ditën e shtunë do ta çlirojë këtë “bunker” dhe ta kthejë në shtëpinë e demokratëve.
Top Channel