VIDEO/ “Këtu je në Shqipëri”, shqiptari dhe qytetari serb konfliktohen në kufirin Kroaci-Serbi

06/01/2022 17:51

Një shqiptar nga Kosova dhe një qytetar serb janë konfliktuar në kufirin Kroaci – Serbi.

Video është publikuar edhe në rrjete sociale, ku pretendohet se gjithçka ka ndodhur pas disa provokimeve.

Në video shihet se shqiptari afrohet tek makina e qytetarit nga Serbia, duke bërë shqiponjën me duar, më pas ky i fundit del nga makina dhe përplasen fizikisht.

Nuk dihet ende shkaku i konfliktit mes tyre, ndërsa shqiptari i thotë se “Këtu je në Shqipëri” në gjuhën italiane. Ndërsa serbi i thotë në serbisht “marsh”, shprehje e e tyre që do të thotë “ m’u hiq sysh”.

Top Channel