Festat e fundvitit kanë sjellë rritje të infektimeve me COVID në vendin tonë, ndërsa aktualisht janë 9,286 raste aktive.

Nga 7,812 testime kanë rezultuar pozitivë 707 qytetarë në Tiranë, 118 në Elbasan, 101 në Durrës, 73 në Fier, 69 në Shkodër, 63 në Vlorë, 48 në Sarandë, 34 në Lezhë, Lushnje, Gjirokastër, 23 në Krujë, 22 në Kamëz, 20 Pogradec, 17 në Kavajë, 18 në Korçë, 15 në Devoll, 14 në Tepelenë, 13 në Kurbin, Mallakastër, 12 në Mat, Patos, Divjakë, 10 në Himarë, Përmet, Kolonjë, Berat, Cërrik, 8 në Shijak, 7 në Pukë, Tropojë, Dimal, Kuçovë, Peqin, Librazhd, Prrenjas, 6 në Dibër, Konispol, Skrapar, Gramsh, 5 në Vau i Dejës, Vorë, Selenicë, 4 në Memaliaj, 3 në Malësi e Madhe, Has, Këlcyrë, Poliçan, Belsh, 2 në Kukës, Delvinë, Dropull, 1 në Fushë- Arrëz, Mirditë, Bulqizë, Klos, Maliq.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 106 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 5 humbje jete, tre qytetarë nga Tirana 59-87 vjeç, një qytetar nga Konispoli 66 vjeç dhe një qytetar nga Peqini 80 vjeç.

Janë shëruar 309 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 202,386 që nga fillimi i epidemisë.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

Ministria këshillon që qytetarët të shmangin grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e Covid-19. Kujtojmë qytetarët se vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur.

Në vendin tonë deri më tani janë kryer 2.434,722 vaksinime.

Që prej katër janarit në vend është bërë e detyrueshme paraqitja e certifikatës së vaksinimit për punonjësit në administratë, markete dhe qendra tregtare.

Statistika (06 Janar 2022)

Raste të reja ditore 1,648
Të shëruar në 24 orë 309
Të shtruar në spitale 107
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 7,812

Testime totale 1,508,508
Raste pozitive 214,905
Raste të shëruara 202,386
Raste Aktive 9,286
Humbje jete 3,233

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4,347
Fier 907
Durrës 840
Elbasan 657
Shkodër 608
Vlorë 591
Berat 319
Gjirokastër 315
Lezhë 273
Korçë 217
Dibër 129
Kukës 83

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA