Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë një person, ndërsa ka proceduar penalisht dy të tjerë, të cilat akuzohen për vepra të ndryshme penale.
U vu në pranga shtetasi K.S., 49-vjeç, i cili akuzohet për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi është konstatuar duke kryer punime në një ndërtesë në fshatin Qeparo, Himarë, pa lejen e organeve kompetente.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë proceduan penalisht për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, shtetasin Dh. S., 44 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia 3”, sepse për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin L. H., 21 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë proceduan penalisht për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, shtetasin I. S., 41 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë, sepse është konstatuar duke kryer punime në banesën e tij, pa lejen e organeve kompetente.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel