Kazakistan, 8 të vrarë në protestë/ Kundërshtohet rritja e çmimit të gazit, u sulmua dhe u dogj godinën e bashkisë në Alamty

06/01/2022 00:59

Tetë ushtarë dhe policë humbën jetën gjatë protestave të sotme në Kazakistan ku mbetën të plagosur 317 persona.

Protesta kanë nisur për shkak të shtrenjtimit të gazit të lëngshëm. Protestat po zhvillohen në Almaty, kryeqyteti financiar i Kazakistanit, demonstruesit sulmuan dhe pushtuan ndërtesën e bashkisë, duke thyer xhamat dhe duke arritur të hyjnë në zyrën e kryetarit.

Që nga dita e djeshme, policia kazake ka hedhur vazhdimisht granata trullosëse mbi mijëra demonstrues që dolën në rrugë.
Demonstruesit ishin mbledhur në një shesh të qytetit dhe po shkonin drejt ndërtesës kryesore të administratës lokale.

Sipas policisë, e cila ka vendosur Gardën Kombëtare dhe ushtrinë, janë “ekstremistë” në aksion që kanë marrë nën kontroll turmën, duke rrahur disa qindra civilë.

Presidenti Kassym-Jomart Tokayev përdor versionin e policisë, duke argumentuar se ka njerëz të manipuluar nga “fuqitë e huaja” që duan të “hedhin në erë stabilitetin” në vend dhe “të thyejnë unitetin” e njerëzve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA