Deklarata e ambasadorit të Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriç, i cili e quajti këngëtaren kosovare me famë botërore Dua Lipa “bashkëkombëse të tij”, u pasua nga reagime të menjëhershme.

Gjuriç e përmendi Lipën në një përplasje që pati në Twitter, me ish-ambasadoren e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku.

Duke lënë mënjanë urrejtjen, jam shumë krenar për bashkëkombësen tonë të dashur Dua Lipa edhe pse ajo mund të mendojë ndryshe për çështjet politike”, u shpreh ai.

Menjëherë paskësaj, përdorues të Tëitterit shpërndanë fjalimet e Duas ku këngëtarja theksonte sesa krenare është më origjinën e saj shqiptare e fliste dhe për vuajtjet e Kosovës, thonë mediat atje.

Përplasja mes Çitakut dhe Gjuriçit erdhi pasi tenisti serb Novak Gjokovic kishte njoftuar fillimisht se i ishte dhënë leja për të garuar në Australian Open duke bërë një përjashtim mjekësor nga vaksinimi.

Të gjitha kafshët janë të barabarta, por disa kafshë janë më të barabarta se të tjerët”, thuhej në postimin e nënkryetares së PDK-së, që u bë shkas për sherrin me Gjuriç.

Top Channel