“Dera e PD-së u hapet vetëm amerikanëve”/ Berisha akuzon Bashën nga Fieri, Bardhi kundërpërgjigjet

06/01/2022 19:47

Në të njëjtën kohë kur grupi për rithemelimin e PD-së njoftoi se ishte nisur drejt selisë blu, Lulzim Basha braktisi zyrën për të konsumuar një kafe me gazetarët në oborrin e selisë.

Aldo Bumçi, Gent Strazimiri dhe Ivi Kaso ishin tre anëtaret e caktuar nga grupi  i rithemelimit për të trokitur në derën e selisë së demokratëve…. por pa sukses. Për t’u hapur dyert, duhet leje.

Ku ta marrim leje, tek e-Albania”, pyet Bumçi.

Premtoi betejë dhe rri në kafe, më 8 janar selia e PD-së kthehet në shtëpi të lirisë”, thotë Strazimiri.

Lulzim Basha  vëzhgoi nga kafja edhe mbërritjen e të rinjve të forumit rinor, të cilët i shtuan element të ri fasadës së selisë blu.

Dyert e partisë u hapën  lehtësisht  për zv.ambasadorin amerikan, Demian Smith. Kryefjalë e bisedës  60 minutëshe ishte protesta e thirrur në oborrin e PD-së. Diplomati amerikan shmangu mediet, ndërsa pas takimit Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi sulmoi ashpër Sali Berishën.

Braktisja, dëshpërimi është arsyeja kryesore për thirrje për dhunë dhe përplasje mes demokratëve. Protestë për të bunkerizuar PD-në siç është bunkerizuar Berisha dhe familja.

Akuzave të bera prej tij se Sali Berisha rrethohet me kriminelë, Gazment Bardhi këtë herë i vendosi një emër:

Keni deklaruar se persona me rekorde kriminale, të dënuar në Britaninë e Madhe, pjesë e grupit kriminal B9 janë parë në oborrin e selisë. Mund të na thoni emra ju lutem?

Po, shoqëruesi i Sali Berishës, Myftar Lumneshi”, u përgjigj Bardhi.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA