Sali Berisha nga Fieri nuk i ka kursyer akuzat ndaj Lulzim Bashës, për të cilin vazhdon të përsërisë se i çoi demokratët nga humbja në humbje në këto 8 vite.
Berisha foli për skenarë të marrjes peng nga ana e Bashës, për të cilat ai tha se kanë dështuar.
Berisha: Njeriu që e mori në krye që demoktratët i besuan drejtimin solli forcën tonë nga humbja në humbje, dështoi në çdo humbje në 8 vite. Nuk u bë kurrë lideri i besueshëm dhe jo se ne nuk punuam që ai të ishte i tillë, por e thotë populli me mençuri, fara e keqe e tillë mbetet.
Dje me pyeste një mik, thoshte si ka mundësi ky njeri, ai ishte një farë e keqe që ne nuk e kuptuam, në historinë politike të 30 viteve asnjë nuk ka shfaqur standardet e ulta si ai, dëshmoi se është i zhveshur nga çdo parim, dhe se është i gatshëm që për karrigen e tij të bëjë gjithçka.
Pasi kaloi nga humbja në humbje, u thotë shqiptarëve më ndiqni se jam e ardhmja, por ai është vetëm humbja. 8 vite ju e mbajtët PD, e sollët përsëri në një forcë madhore politike, dhe ja ku është sot opozitë e fuqishme dhe e vërtetë e që po dredh narkoshtetin dhe Edi Ramën. I dha vendit kuvendit, referundumin e lirisë, u tregoi shqiptarëve dhe botës se liria nuk vdes kurrë në zemrat tona.
Ne jemi dhe do qëndrojmë të pamposhtur në vlerat e saj.
Pasi dështuan në marrjen peng të PD, për të dekurajuar foltoret, kuvendin e lirisë, memorandumin, kampion i lirisë. Tani këta mjeranë kërkojnë të marrin peng shtëpinë e lirisë, shtëpinë tuaj, tonën. Më lejoni që për secilin prej jush tju sqaroj, garantoj se këtu nuk është problemi për një karrige apo zytrë , se ja falim lul bravës edhe 20 karrige, problemi është te parimi themelor i çdo demokracie në të cilin shumica qeveris dhe pakica respektohet.
Top Channel