Kryedemokrati Lulzim Basha thotë se do të jetë brenda zyrës së tij, duke vazhduar punën si çdo ditë, në 8 janar, kur Sali Berisha ka njoftuar për protestë para selisë blu.

Do të jem në zyrën time. Do të vazhdoj punën. E përditshmja do të ndodhë. Lëvizja për të shkatërruar PD-në vazhdon prej katër muajsh”, thotë Basha.

I pyetur në “Open” se çfarë do të ndodhë nëse mbështetësit e Berishës hyjnë brenda ambienteve të PD-së, Basha përgjigjet se thjesht do të bëhet dallimi mes demokratëve të vërtetë dhe kriminelëve.

Me siguri do të ketë një shfaqje të shëmtuar të Berisha. Nuk do të arrijë ta kthejë selinë në bunkerin e tij personal. Nëse përdoret dhunë, do të bëjnë dallim midis demokratëve dhe kriminelëve. Demokratët kurrë nuk kanë përdorur dhunë. Kriminelët nuk do ta mposhtin kurrë Partinë Demokratike”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA