Bardhi: Thirrja e Berishës për dhunë, frymëmarrje për qeverinë e korruptuar! Në seli, mund të hyjë kushdo, nëse ka punë

06/01/2022 16:32

Protesta e thirrur nga ish-lideri demokrat, Sali Berisha, sipas sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokrati, Gazment Bardhi, është një thirrje për dhunë, që favorizon vetëm qeverinë, e drejtuar nga kryeministri Edi Rama.

Sipas Bardhit, Komisioni i Rithemelimit, që përbëhet nga Berisha dhe deputët që e mbështesin atë, i shërben interesave personal të ish-kryeministrit.

Sali Berisha ka treguar se nuk vendos asgjë mbi interesin e tij personal. Thirrja për dhunë, është mënyra më e mirë për t’i dhënë frymëmarrje qeverisë më të korruptuar në Europë. Ne kemi vendosur të heshtim, sepse interesi jonë është interesi i Partisë Demokratike”.

Edhe një herë tjetër, në deklaratën e tij para gazetarëve, sekretari i Përgjithshëm, shprehu qëndrimin e PD-së zyrtare, për Kuvendin Kombëtar, të thirrur nga Berisha dhe referendumin për shkarkimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i partisë.

Sipas Bardhit, i gjithë procesi i votimit ishte një farsë e madhe.

Fars dhe mashtrim për të kamufluar interesin personal me hallet e vërtetë të qytetarëve. Nga 1300 anëtarë që ka dega 8, që është në qendër të Tiranës, kanë marrë pjesë jo më shumë se 107 anëtarë.

Provat tona janë që ky proces është realizuar në këtë formë në të gjitha degët e partisë. Kur është deformuar në këtë formë, në mes të Tiranës, imagjino në rrethe. Shqiptarët dhe demokratët e kanë të qartë që një manipulim i tillë, Berisha e realizon për interesin e tij”.

Deputetët që mbështesin Berishës iu drejtuan sërish selisë blu këtë të enjte dhe sërish gjetën dyert e mbyllura. Sipas tyre, Basha po e mban selinë si bunker për të mbrojtur veten, ndërsa sipas Bardhit, në këto ambiente mund të hyjë çdo kush, duke lajmëruar paraprakisht administratën.

Kushdo që dëshiron për arsye pune, të përdorë ambientet, është i lutur të kontaktojë administratën. Por, as Aldo Bumçi, as Ivi Kaso nuk kanë ardhur ndonjëherë të bëjnë mbledhje këtu. Janë degët e PD-së, ku mund të bëhen mbledhje. Ky është qartazi një teatër”, u shpreh demokrati për mediet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA