31 vjetori i themelimit të PD-së në Fier, flet Berisha: Fillimet nuk kanë qenë të lehta, na gjuanin me gurë e na bllokonin rrugët

06/01/2022 14:42

Ish kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në Fier për 31-vjetorin e themelimit të degës së këtij qytetit.

Në fjalën e tij, Berisha kujtoi fillimet e themelimit të PD duke thënë se diktatura e llogariste Fierin si një bastion të saj.

Ndër të tjera, thekson se fillimet nuk kanë qenë të lehta sepse ka pasur raste kur i qëllonin me gurë dhe përpiqeshin t’i bllokonin rrugën teksa shkonin nga një komunë në tjetrën.

Berisha: Së pari, më lejoni siç e do hierarkia të uroj ortodoksëve të Fierit dhe gjithë Shqipërisë, gëzuar këtë ditë të bekuar dhe është koincidencë e mrekullueshme që ne festojmë ditëlindjen e parë të PD. Sot të gjithë ne këtu kemi shumë detyrime për tu përulur me nderim të madh, për të shprehur mirënjohje të thellë ndaj atyre grave dhe burrave të Fierit, intelektualëve, punonjësve të këtij qyteti që themeluan më 6 janar 1991 në Fier partinë e parë opozitare në një kohë kur e vërteta është që diktatura e llogariste Fierin një bastion të saj.

Kohërat e fillimit për fillestarë nuk kanë qenë të lehta. Terrori i kuq na shoqëronte nga një komunë në një tjetër, nga një fshat në një tjetër, por ashtu siç ishin dhe idealet e demokratëve, ne qëndronim në të drejtën tonë të vendosur në rrugë dhe mjete paqësore të realizonim qëllimet tona.

Jo të rralla ishin rastet kur na gjuanin me gurë, përpiqeshin të bllokonin rrugët ndërsa ne armë të vetme kishim tolerancën dhe përpiqeshim me vendosmëri të fitojmë zemrat dhe mendjet e njerëzve. Përsëri qëndruam të pamposhtur dhe vijuam rrugën deri në fitoren e madhe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA