Skandali me pagat dhe patronazhistët/ Basha: Konfirmim i masakrës zgjedhore që ndali dhunshëm ndryshimin!

05/01/2022 18:01

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas skandalit të publikimit të pagave të qytetarëve dhe rrjedhja e këtyre databazave nga AKSHI.

Me anë të një shënimi në rrjete sociale, Basha shkruan se ky skandal sëbashku me atë të patronazhistëve, konfirmojnë dhe njëherë masakrën zgjedhore.

Sipas kryedemokratit, ai që e mbron publikimin e këtyre të dhënave duhet të mbajë përgjegjësi dhe drejtësia duhet t’i shkojë deri në fund këtij skandali.

“E vërteta vonon, por nuk harron! Skandali i pagave dhe skandali i patronazhistëve nuk janë gjë tjetër veçse konfirmimi i masakrës zgjedhore, konfirmimi i raportit të OSBE/ODIHR, konfirmimi se ndryshimi u pengua dhunshëm nga partia-shtet. Frymëzuesi dhe mbrojtësi i nxjerrjes në pazar të të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë duhet të mbajë përgjegjësi dhe drejtësia duhet t’i shkojë deri në fund këtij skandali të paprecedentë që ka tronditur themelet e shtetit”, shkruan Basha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA