U ekstradua nga Kolumbia në Shqipëri dy ditë më parë, nis në GJKKO seanca me dyer të mbyllura ndaj ‘kimistit’ të drogës në Frakull Një grup anëtarësh të Komisionit të Rithemilimit të PD-së të mërkurën kanë tentuar të futen në mjediset e brendshme të selisë blu, por ata janë përballur me dyert e mbyllura dhe të fortifikuara të ndërtesës, duke mbetur jashtë tyre.
Deputeti i PD-së, Flamur Noka ka tentuar të provojë të tre dyert e selisë, por ato i kanë rezultuar të mbyllura. Në një deklaratë për mediat, pasi u përball me këtë situatë, Noka tha se selia e PD-së është shndërruar në një burg të sigurisë së lartë.
“Një grup deputetësh anëtar të grupit parlamentar të PD-së, erdhën sot në seli, në shtëpinë e tyre. Për të zhvilluar një takim dhe një mbledhje për agjendën që do të ketë grupi parlamentar dhe Partia Demokratike për vitin 2022”, tha ai.
Në fjalën e tij Noka u shpreh se ajo çfarë po konstatohet me dhimbje është se sot PD duhej të gumëzhinte e gjitha dhe ku demokratët të gjenin veten në një ambient të tillë, por që për fat të keq, sipas tij, Edi Rama e ka shndërruar selinë e PD-së në një Alkatraz të kohëve moderne.
“Ju e shikuat vetë gjithçka që ishte e blinduar, a thua se PD është një burg i sigurisë së lartë. Pengu mund të qëndrojë vetë i burgosur dhe kryeministri Rama t’i krijojë atij kushtet e duhura, por Edi Rama s’mund të burgosë shpirtin e lirë të demokratëve”, tha ai.
Sipas tij, data 8 janar do të jetë dita që demokratët do të marrin frymë lirisht, kur burgun e sigurisë së lartë, ta kthejnë në shtëpinë e tyre të lirisë.
Lulzim Basha ka mbërritur në seli që në orën 10 të mëngjesit. Në seli kanë mbërritur edhe sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi, nënkryetarët dhe drejtues të tjerë të Partisë Demokratike.
Nga porta kryesore e PD-së kanë hyrë vetëm Basha dhe Bardhi, ndërsa të tjerët kanë hyrë nga një hyrje e dytë e cila do të përdoret për punonjësit e tjerë të selisë, si edhe gazetarët.
Dritaret janë të veshura me logon e PD-së, ndërsa PD thotë se ndryshimet në pjesën e jashtme të selisë janë bërë për arsye riorganizimi të brendshëm.
Top Channel