Foto ilustruese

Një konflikt për motive të dobëta mes dy personave në Përmet, ka përfunduar në plagosjen e njërit prej tyre.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:45, ku gjatë një konflikti të çastit shtetasi A.J., dyshohet se ka goditur me sende të forta një 43-vjeçar, ndërsa ky i fundit është transportuar për në spitalin e Përmetit dhe po merr ndihmë mjekësore.

“Rreth orës 13:45, në qytetin e Përmetit, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi A. J., 38 vjeç, banues në Përmet dyshohet se ka goditur me sende të forta shtetasin Ll. J., 43 vjeç, banues në Leskovik, i cili u transportua për në spitalin e Përmetit, ku po merr ndihmën mjekësore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka arrestuar shtetasin A.J., si autor të dyshuar, ndërsa ky i fundit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Përmet, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA