Policia Rrugore e Dibrës vijon me kontrollet e intensifikuara për parandalimin e aksidenteve, kontrolle këto të përqendruara në akset rrugore kryesore, por edhe ato rurale.

Si rezultat i kontrolleve janë arrestuar 2 shoferë të cilët po drejtonin mjetin në gjendje të dehur dhe tre që tjerë që nuk kishin leje drejtimi:

A.K., 48 vjeç, u konstatua duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, në gjendje të dehur në masën 0.98 mg/litër.

N. L., 22 vjeç, u konstatua duke drejtuar automjetin tip “Benz Mercedes”, në gjendje të dehur në masën 0.70mg/litër.

I. T., 25 vjeç, u konstatua duke drejtuar automjetin tip ‘Ford fiesta’, pa u pajisur me leje drejtimi.

A. B., 24 vjeç, u konstatua duke drejtuar automjetin tip ‘BMW’, pa u pajisur me leje drejtimi.

R. H., 28 vjeç, u konstatua duke drejtuar një motomjet, pa u pajisur me leje drejtimi dhe pa dokumentacion përkatës.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA