Rreth 1000 pisha të zeza janë mbjellë në malin e Munellës në Gjegjan të Pukës, aty ku pak ditë më parë humbi jetën alpinisti Ndoc Mulaj.
Iniciativës së bashkisë së Pukës, iu bashkuan edhe qytetarë, të apasionuarit pas natyrës dhe familjarët për të përkujtuar alpinistin dhe specialistin e mjedisit, i cili promovoi çdo skaj të veriut.
Në malin e Munellës, përveç pemëve, u vendos edhe një pllakatë përkujtimore që i dedikohet Ndoc Mulës.
Ai humbi jetën mbrëmjen e 30 Dhjetorit teksa po ktheheshim pas një eksplorimi në majën më të lartë të këtij mali së bashku me 4 persona të tjerë, mes të cilëve edhe gazetari Alfred Lela.
Pesë personat rrëshqitën si pasojë e temperaturave të ulëta, ngricës dhe erës së fortë duke përfunduar në humnerë.
Për kontributin e tij në promovomin e Alpeve të Veriut dhe si një nga udhërrëfyesit më të mirë në Shqipëri, kryebashkiaku Gjon Gjonaj ka propozuar shpalljen e Ndoc Mulës “Qytetar Nderi”.
Top Channel