Keqtrajtonte dhe kërcënonte nënën që t’i jepte para, arrestohet i riu shqiptar në Itali

05/01/2022 16:40

Një tjetër rast abuzimi në familje është shënuar në Itali. Një djalë raportohet se ka keqtrajtuar dhe kërcënuar nënën e tij.

Karabinierët e Njësisë Operative të Città di Castello kanë arrestuar një 28-vjeçar shqiptar, banues në Umbertide, i cili dyshohet se ka sulmuar disa herë nënën e tij. Ai e detyronte atë që t’i plotësonte kërkesat e vazhdueshme për para.

Një muaj më parë nëna e tij iu drejtua Karabinierëve për të bërë një denoncim, pasi djali e kishte kërcënuar me vdekje, pasi ajo nuk i kishte dhënë para.

Ai gjithashtu kishte shkatërruar shtëpinë duke thyer mobiljet dhe elektroshtëpiaket. Vetëm falë policisë ishte e mundur të shmangeshin pasoja më të rënda.

I riu u arrestua, por grupi i Gjykatës së Perugias vendosi të lehtësojë masën shtrënguese duke e urdhëruar të riun të largohej nga shtëpia e familjes dhe të mos afrohej më me nënën e tij.

Nga hetimet e mëpasshme të karabinierëve, rezultoi se kërkesat për para dhe keqtrajtimi vazhdonin prej disa kohësh, me sulme të vazhdueshme dhe qëndrime të dhunshme. Në këtë pikë, Prokuroria Publike e Perugias i kërkoi gjyqtarit hetues masën e paraburgimit në burg, duke hipotezuar edhe krime të rënda si zhvatja.

Kërkesa që u pranua nga gjyqtari. Kështu Karabinierët u paraqitën në shtëpinë e 28-vjeçarit dhe e arrestuan dhe e çuan në burgun e Capanne.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA