Gëzohen te Parisi, Messi mund të kthehet në Francë

05/01/2022 12:35

Leo Mesi ka rezultuar negativ në testet e kryera për COVID-19 këtë të mërkurë. Vetëm tri ditë pasi u raportua se fituesi i shtatëfishtë i Topit të Artë ishte i prekur nga Koronavirusi, tashmë argjentinasi mund të udhëtojë drejt Francës.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediet argjentinase, sipas të cilave sulmuesi mund të bashkohet me skuadrën e PSG-së dhe te vihet nën urdhrat e trajnerit Mauricio Pochetino.

“Ylli” argjentinas nuk ka pasur shqetësime, por festat e fundvitit i kushtuan infektimin me Koronavirus. Megjithatë, për fatin e tij të mire, gjithçka ka kaluar pa asnjë vështirësi, madje në një kohë jashtëzakonisht të shkurtër, pasi jo më larg se në fundjavë u bë e ditur se ishte prekur nga virusi.

Tek PSG janë dhe tre lojtarë të tjerë të infektuar, të cilët presin rezultate negative para se të bashkohen me skuadrën e tyre. COVID është kthyer në një shqetësim serioz në të gjitha ligat evropiane, ku shumica e skuadrave kanë hasur vështirësi, pasi kanë raportuar për lojtarë të infektuar, çka ka sjellë dhe shtyrjen e disa ndeshjeve, por në Francë gjendja duket disi më e qëndrueshme, teksa deri më tani, nuk ka pasur situata të të papërballueshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA