Elbasan/ 33-vjeçari pi fostoksinë, dërgohet me urgjencë në spital
05/01/2022 12:01
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 10:45, në Elbasan.
Në spitalin kirurgjik Elbasan, është paraqitur për të marrë ndihmë mjeksore shtetasi, E. H., 33 vjeç, i cili dyshohet se ka përdorur fostoksinë. Pasi mori ndihmën e parë në spital, u dërgua në spitalin e Traumës Tiranë, në gjendje të rëndë për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel