Banorët improvizuan sonte në shtëpi disa nga programet e Top Channel.

Donaldi dhe Beatrix dhanë edicionin qendror të lajmeve, ku kishin zgjedhur ngjarjet më pikante, që kanë ndodhur ditët e fundit brenda shtëpisë më të famshme të momentit. Lajmi me interesant, që nxiti të qeshura te banorët, ishte ai që lexoi Donaldi, ku protagonist ishte Iliri:

Marrëdhënies Ilir-Monika i erdhi fundi. Bomba plasi. Shkaku i kësaj përçarjeje ka qenë zgjedhja e Monikës, në shpëtimin zinxhir kur shpëtoi Beatrix. Iliri si gjithmonë e ka shfrytëzuar këtë moment për ta akuzuar se po përkrah Donaldin. Duket se Iliri e ka halë në sy Donaldin. Dhe mirë bën.

Më pas në një lidhje ‘live’, Sabiani e ka quajtur Monikën tradhtare. Nuk dihet pse e ka thënë, po shumica e njerëzve supozojnë se ai po përdor fjalën ‘tradhtare’ sepse do t’i bëjë marketing këngës së tij ‘Tradhtare’.

Nga ana tjetër, Iliri sa herë vendoset kënga, e këndon sepse mendon se ‘Tradhtare’ ia ka thënë me të vërtetë Monikës. As Iliri, as Monika, nuk e kuptojnë që po shfrytëzohen nga Sabiani.

Sabiani nuk i thotë kot Ilirit ‘je 100 mijë euroshi im’, sepse me lekët e Yotube, të këngës ‘Tradhtare’, ai ka blerë një vilë në Lalëz. Bravo Sabian, të lumtë fundshpina!

FOTO GALERI
1/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA