Basha i mbyll derën “Berishës”  Mbështetësit e Berishës tentuan të hyjnë në selinë e PD

05/01/2022 19:34

Në skadim të ultimatumit të vendosur nga Sali Berisha  të gjitha hyrjet e shtëpisë së demokratëve ishin mbyllur.

Pesë deputetë demokratë, mbështetës të Sali Berishës, anëtarë të Komisionit të Rithemelimit, dështuan të futeshin brenda selisë blu.

Gjithçka e blinduar, e ka kthyer partinë në një burg të sigurisë së lartë, Alkatraz modern, kjo është e turpshme, kjo është e neveritshme”, tha Noka.

Por, numri  dy i PD-së, Gazment Bardhi mohoi akuzat dhe foli për rregulla të reja për futjen në seli të zyrtarëve demokrat. Përjashtim  bën vetem Lulzim Basha, të cilit  dyert e selisë iu hapën pa leje.

Nëse ti vjen tek dera dhe nuk njofton, sigurisht do jetë mbyllur, duhet të njoftojnë administratën e partisë. Brenda po kryhen punime. Absurdi  i lëvizjes së Berishës ishte se e nisi betejën për të rrëzuar Ramën dhe po e mbyll me protestë kundër”, u shpreh Bardhi.

Të dyja palët po përgatiten për protestën  e së shtunës. Por çfarë pritet të ndodhë më 8 janar?

Deri sot kishte afat për të zbatuar parimin numër 1 të demokracisë, votën dhe verdiktin e shumicës më datë 8 sovrani  e kthen  godinën nga Alkatraz të Edi Ramës në shtëpi të lirisë”, tha Noka.

S’do të kërkojmë mbrojtje nga policia. Të gjitha institucionet e Partisë Demokratike do jenë në seli. Kjo godinë s’mund të jetë vendstrehim për trafikantët e drogës që kërkohen në Britaninë e Madhe, por që shfaqen krah Berishës, në shëtitjet e tij turistike në selinë e PD-së”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA