24/11 22:56
Një nënë është arrestuar në Spanjë me akuzën se ka rrëmbyer fëmijët e saj për të mos lejuar që ish-bashkëshorti t’i vaksinojë ata kundër Covid-19.
46-vjeçarja ishte në kërkim nga policia për “rrëmbim të miturve”, pas padisë së bërë më 16 dhjetor nga babai i dy fëmijëve, 12 dhe 14 vjeç, duke u ankuar se nuk kishte dëgjuar më prej tyre që në fillim të Nëntorit.
Nëna u dorëzua në gjykatën spanjolle sot në mëngjes në Sevilje. Ajo kishte me vete edhe dy fëmijët e saj, sipas një zëdhënësi të policisë, dhe u pritën nga babai i tyre.
Spanja është një nga liderët në Evropë me nivelin e vaksinimit kundër koronavirusit. Të vaksinuar resultojnë 90% e qytetarëve mbi moshën 12 vjeç.
Top Channel