Trajneri i Juventusit, Max Allegri tha se Alvaro Morata nuk do të largohet, ndërsa ka konfirmuar se Aaron Ramsey do të largohet në janar.
Dukej se problemi i vetëm i Juventusit ishte gjetja e një zëvendësuesi për spanjollin.
“I thashë Alvaros se ai do të qëndrojë këtu, ai nuk do të largohet nga Juventusi, fundi i historisë”, deklaroi trajneri.
Kjo nuk do të thotë domosdoshmërish që Juve do të aktivizojë opsionin e tyre për të blerë Moratan në fund të sezonit për 35 milionë euro, pasi deri tani ka paguar te Atletico Madridi plot 20 milionë euro për huazimin dy-vjeçar.
Ndërkohë, Allegri konfirmoi atë që të gjithë tashmë e dinin mirë, se mesfushori uellsian Aaron Ramsey është gati të largohet.
“Ramsey është duke u larguar nga Juventusi. Mendoj se skuadra 99 për qind do të mbetet ajo që është tani”, përfundoi ai.
Top Channel