Vjen largimi i parë nga Vllaznia. Klubi shkodran ka ndërprerë bashkëpunimin me sulmuesin Arlind Kalaja, vendim që është zyrtarizuar me anë një të postimi në rrjetet sociale.
“KF Vllaznia bën të ditur se ka arritur një marrëveshje me futbollistin Arlind Kalaja për ta ndërprerë me konsensus kontratën dhe bashkëpunimin mes palëve.
KF Vllaznia e falënderon futbollistin Arlind Kalaja për kontributin e dhënë për ngjyrat kuqeblu dhe i uron suksese në vazhdim të karrierës!”, lexohet në komunikatën zyrtare të klubit verior.
Sulmuesi i majtë ishte pjesë e skuadrës së Thomas Brdaric prej verës së vitit 2022, teksa më parë ka luajtur në elitën e futbollit shqiptar me skuadra si Kukësi, Kastrioti dhe Teuta.
26-vjeçari hasi vështirësi këtë sezon nga konkurrenca e madhe në repartin ofensiv, me trajnerin Brdaric që nuk e kishte më në plane, dhe tani duhet të shohë për një tjetër aventurë.
Top Channel