Puthja e Einxhel me DJ Dagz është komentuar gjatë jo vetëm nga publiku, por edhe nga banorët.
Së fundmi, Einxhel ka bërë një bisedë me Beatrix duke i thënë se e ka tepruar, ndërsa shtoi se kanë shkëmbyer disa puthje dhe e kalonte me të qeshur.
Beatrix, e cila po shijon romancën me Donaldin i tha se e ka ndjerë dhe e cilëson normale për aq kohë sa kanë pëlqim për njëri-tjetrin.
Beatrix: Ti e ke ndjerë.
Einxhel: Unë nuk kam bërë asgjë.
Beatrix: Po por e ke lënë. Si të bën të ndihesh kjo? Unë si psikologe… Është normale, thjesht përderisa e ke lënë, e ke qejf.
Einxhel: E kam tepruar me pak fjalë. Është thjesht baby kiss… Disa të tilla.
Beatrix: Atë natë e kam parë shumë të mërzitur.
Einxhel: Dhe unë kam qenë e mërzitur, kam qarë. Se mora vesh pse u mërzit ai.
Beatrix: Tha unë e bëra për të mirën tonë se e dija që nuk ka qejf të ndikohet ndaj nuk e lashë motrën të flasë.
Einxhel: Unë nuk ndikohem.
Beatrix: Po do të ndikonte.
Einxhel: Unë nuk kam dhënë veten por më është prerë fytyra.
Top Channel