Nga kjo e martë punonjësit e supermarketeve, qendrave tregtare dhe administratës nuk do të lejohen në punë pa certifikatën e vaksinimit të shkarkuar nga e-albania, në mungesë të saj do të duhet të bëjnë PCR çdo 5 ditë ose për personat që kanë kaluar sëmundjen e Covid-19 duhet një dokument nga mjeku i familjes, por jo më shumë se 6 muaj.

Ndërsa, për të tjera që kanë indikacione që nuk duhet të bëjnë vaksinën duhet vërtetim mjekësor.

Që në muajin dhjetor u njoftua se në datë 4 janar do të ishte e detyrueshme kartela e vaksinimit duke i lënë mundësi kështu personave të pavaksinuar që të bënin sa më parë. Dhe në fakt ky vendim shënoi rritje të numrit të personave që u vaksinuan me dozë të parë dhe ky ishte qëllimi i këtij urdhri: për të rritur numrin e të vaksinuarëve në mënyrë që të mund të frenohet përhapja e mëtejshme e dy mutacioneve të Covid që qarkullon në Shqipëri, Delta dhe Omicron.

Ky urdhër nuk ka të përcaktuar sanksionet nëse do të kapen punonjës në supermarkete apo qendra tregtare si dhe administratë pa kartelën e vaksinimit. Por, në bazë të ligjit të sëmundjeve infektive përgjegjësia bie mbi administratorë të subjekteve të cilët nuk duhet ti pranojnë punonjësit e tyre të pavaksinuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA