Torino mposhti Pisan, Ardian Ismajli u shpall lojtari më i mirë: I lumtur për çmimin, por 3 pikët ishin më të rëndësishme 05/04 23:03
Ndeshjet e Serie A nuk do të shtyhen pavarësisht rritjes së rasteve me Covid-19 në Itali. Më 6 janar do të rikthehen skuadrat e kampionatit italian në fushën e lojës rregullisht.
Megjithatë, autoritetet shëndetësore janë gati të ndërhyjnë; skuadrat ku do të ketë vatër infektimesh me coronavirus do të ndalohen të zbresin në fushën e lojës apo të luajnë ndeshjet në transfertë.
Në këtë pikë, e vetmja ndeshje që rrezikon të mos luhet është ajo mes Salernitanës dhe Venezias me skuadrën granata që për momentin ka regjistruar 11 raste pozitive me covid.
Top Channel