Një rast i rëndë ka ndodhur në Kumanovë të Maqedonisë së Veriut, ku tre persona kanë hapur varrin e së ndjerës Jelena Filipovi.
Ata hapën arkivolin dhe filluan të kontrollonin trupin për të gjetur bizhuteri, pasi sipas tyre e ndjera ishte varrosur bashkë me ar.
Gjatë kontrollit nuk kanë arritur të gjejnë asgjë, ndërsa Prokuroria Themelore Publike Kumanovë ka ngritur akuzë kundër tre personave.
“Dy 30-vjeçarë dhe një 32-vjeçar, të gjithë nga Kumanova, së bashku dhe me marrëveshje paraprake, natën e datës 9 dhe 10 tetor, në varrezat e qytetit në Kumanovë, kanë tentuar t’i sekuestrojnë sendet e personave të tjerë me synim për t’i përvetësuar në mënyrë të paligjshme. Me mjete dore, lopata hoqën pllakën e mermerit që mbulonte njërin prej varreve, pas së cilës filluan të gërmojnë tokën dhe arritën te arkivoli ku ndodhej trupi i të ndjerës Jelena Filipovi. Ata hapën arkivolin dhe filluan të kontrollonin trupin për të gjetur bizhuteri ari, pasi e dinin se e ndjera dyshohet se ishte varrosur me ar mbi të. Gjatë kontrollit nuk kanë arritur të gjejnë asgjë, për çka nuk kanë përfunduar veprën”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Jelena Filipovi, 18 vjeç ndërroi jetë janarin e kaluar gjatë një aksidenti rrugor, ndërsa po udhëtonte me dy persona të tjerë në Shkup.
Nikolla Stefanovski 20-vjeçari nga Kumanova, i cili po drejtonte makinën u dënua me 7 vite e 6 muaj.
Rasti i këtij aksidenti shkaktoi reagimin e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, pasi familja kërkon drejtësi për vdekjen e fëmijës së tyre duke vendosur tabela në Kumanovë dhe Shkup.
“Kam udhëtuar i dehur dhe i droguar, kam vrarë Jelenën”, bashkë me foton e vajzës.
Top Channel